image Greqia shënon rritje të rasteve me COVID-19

Evropë

Greqia shënon rritje të rasteve me COVID-19

news image

Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan për rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

“Duhet të ketë vigjilencë të madhe për një rritje të mundshme të rasteve. Situata mund të dalë shpejt nga dora. Duhet vigjilencë dhe vëmendje nga të gjithë”, tha këshilltari i lartë shkencor i Greqisë, Sotiris Tsiodras.

Të martën, autoritetet kanë njoftuar për 121 raste të reja të të infektuarve, duke tërhequr vërejtjen se shifrat po shkojnë drejt rritjes në ditët e fundit.

Në Greqi deri më tani janë infektuar 4.855 persona dhe janë shënuar 209 vdekje.

. /Gazeta Sinjali/