image Greqi, shkon në 41 numri i viktimave nga Covid-19

Kosovë

Rajon/ Greqi, shkon në 41 numri i viktimave nga Covid-19

news image

Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, ndërsa të infektuar deri tani raportohet për 1,156 persona.

Raportohet se në mes të viktimave ka më shumë burra sesa gra, ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 71 vjeç.

Aktualisht në terapi intensive qëndrojnë 69 persona, nga të cilët 77 kanë sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë që numri i të prekurve dhe viktimave rritet, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, raporton se po harton skenarë alternative të ndërhyrjes për ta çuar vendin në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas ekspertëve 10 maji mund të jetë data kur do të fillojnë të lehtësohen masat kufizuese./Gazeta Sinjali/