image Grenell ‘godet’ Kurtin: Ai është gjithmonë anti-amerikan

Politikë

Grenell ‘godet’ Kurtin: Ai është gjithmonë anti-amerikan

news image

Ish emisari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur anti-amerikan liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Grenell ka shpërndarë linkun e një lajmi i cili titullohej ‘Nga presioni prej Turqisë, Kosovë mund të tërhiqet nga vendimi për ta hapur ambasadën në Jeruzalem’, teksa në tweet-in e tij ka shkruar se Kurti ka qenë kundër politikave të presidentëve të fundit amerikanë dhe se administrata Biden “duhet ta ndalojë këtë”.

“Kreu i ri antiamerikan i së majtës në Kosovë, Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të të udhëhequra nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë”, ka shkruar Grenell. /Gazeta Sinjali/