image Grant Holloway vë rekord të ri në garën 60 metra me pengesa

Sporte të tjera

Grant Holloway vë rekord të ri në garën 60 metra me pengesa

news image

Atleti amerikan Grant Holloway ka thyer rekordin botëror të garës së 60 metrave me pengesa.

23-vjeçari nga Shtetet e Bashkuara e ndali kronometrin në 7”29, duke u bërë në këtë mënyrë edhe i pari atlet në historinë e “mbretëreshës së sporteve”, që zbret poshtë kohës 7”30 në garën më të shkurtër me pengesa.

Suksesi më i madh në karrierë për atletin nga Shtetet e Bashkuara përpara këtij rekordi ishte medalja e artë në kampionatin e fundit botëror, që u zhvillua në Katar dy vjet më parë, në Khalifa International Stadium të Dohas, ku Grant Holloway mposhti rusin Sergey Shubenkov dhe francezin Pascal Martinot–Lagarde, për të ndalur kronometrin në kohën 13”10.

Rekordi i vjetër në garën e 60 metrave me pengesa në salla të mbyllura ishte vendosur në marsin e vitit të largët 1994 nga ish-atleti i famshëm uellsian Collin Jackson me kohën 7”30.

Përveç shpërblimit prej 20.000 dollarësh për titullin kampion në World Indoor Tour fituesit e çdo disipline përfitojnë edhe një ftesë për hyrjen e drejtpërdrejt në kampionatin e ardhshëm botëror të sallave të mbyllura, që do të zhvillohet vitin tjetër në Beograd.

/Gazeta Sinjali Sport/