image Grabitje në një pompë të derivateve në Lipjan / Hajnat me maska dhe armë grabitin mbi 300 euro

Siguri

Grabitje në një pompë të derivateve në Lipjan / Hajnat me maska dhe armë grabitin mbi 300 euro

news image

Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një grabitje te pompa e derivateve “Ibrahimi” në fshatin Poturovc në komunën e Lipjanit me ç’rast hajnat kanë arritur të marrin para në vlerë mbi 300 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali njoftojnë  se lidhur me rastin janë të dyshuar dy persona të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjalizues kanë bërë të ditur se personat ë dyshuar kanë qenë të maskuar dhe me armë, ndërsa kanë plaçkitur pompën e derivateve në vlerë mbi 300 euro.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/