image Grabitje në Kaçanik nën kërcënimin e thikës

Kosovë

Grabitje në Kaçanik nën kërcënimin e thikës

news image

Një person ka lajmëruar Policinë e Kosovës se nën kërcënimin e thikës dy persona i kanë grabitur një shumë të parave.

Rasti ka ndodhur në orë 4:00, ndërsa dy grabitësit pasi i kanë marrë paratë janë larguar me veturë. Dy grabitësit vazhdojnë të jenë në arrati.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nën kërcënim të thikës dy persona të dyshuar ia kanë marrë disa para të gatshme dhe më pas janë larguar me një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/