image Grabitje e armatosur në MoneyGram në Prishtinë

Siguri

Grabitje e armatosur në MoneyGram në Prishtinë

news image

Sot rreth orës 18:30 ka ndodhur një grabitje në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë nga dy persona të dyshuar, në një filiale të kompanisë MoneyGram, me ç’rast njëri prej tyre i armatosur dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur aty një vlerë të caktuar monetare, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës  kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare”, tha ai.

Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/