image Detaje nga grabitja e armatosur në Albi Market në Prishtinë

Siguri

Detaje nga grabitja e armatosur në Albi Market në Prishtinë

news image

Një person ka hyrë në një market sot rreth orës 17:30 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë një arkëtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se i dyshuari ka kërkuar 50 euro nga arkëtarja të cilat më pas i ka marrë.

“Rreth orës 17:30 është marrë informata se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, një arkëtare e një marketi është kanosur me një mjet të mprehtë nga një person i dyshuar, i cili i ka kërkuar nga ajo 50 euro, dhe të njëjtat i ka marrë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/