image Gold Ag bëhet baba, zbulon emrin që i kanë vënë djalit

Bota e Yjeve

Gold Ag bëhet baba, zbulon emrin që i kanë vënë djalit

news image

Reperi Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira janë bërë prindër për herë të parë, sot më 28 nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur reperi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka njoftuar edhe për emrin e foshnjës.

Djali i tyre do të quhet Gueril.

“Në këtë datë lindi një njeri i madh që falë pushkës së tij, ti sot linde në liri bir. Djali i babës ti erdhe më 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues”, ka shkruar reperi.

/GazetaSinjali/