image Goditja e auto sallonit “Lipjani”: Pronari dyshohet se shiti vetura deri në 100 mijë € për fajde, këto janë kompanitë që ranë pre e tij

Ekskluzive

Goditja e auto sallonit “Lipjani”: Pronari dyshohet se shiti vetura deri në 100 mijë € për fajde, këto janë kompanitë që ranë pre e tij

news image

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 14 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan mbi 20 vetura, rreth 84 mijë euro, armë e prova të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë me dyshimet e ngritura si rezultat i hetimeve që janë zhvilluar tash e një kohë.

Në vazhdën e raportimit lidhur me këtë rast, Sinjali sot sjellë detajet për biznesin tjetër që u godit nga shteti, auto sallonin “Lipjani”, pronari i të cilit është Egzon Salihu, që tashmë ndodhet në paraburgim. Ai po dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajde” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Salihu po dyshohet se nga maji i vitit të kaluar e në vazhdim, e ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të pronarëve të dy ndërmarrjeve tregtare, duke kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë.

Rasti me pronarin e NT “Blendi”

Ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i muajit Maj 2022 dhe në vazhdimësi, Egzon Salihu dyshohet se në auto sallonin e tij, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të tij.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i dëmtuari, si pronari i ndërmarrjes tregtare ‘Blendi’, për shkak të krizës financiare pas pandemisë së COVID-19, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për persona të tjerë, në pamundësi që të paguajë ato obligime, është detyruar që të blejë një veturë BMW X5, me çmim të 40 mijë eurosh, të cilën e ka paguar më pas për 55 mijë euro, si dhe një veturë tjetër, po ashtu BMW, me çmim prej 50 mijë euro, të cilën pas dy muajsh e ka paguar për çmimin prej 70 mijë euro. Kjo është bërë me qëllim t’i paguajë këstet e fajdeve për personat e tjerë, duke pësuar dëm rreth 35 mijë eurosh.

Rasti me pronarin e NT “Ornela”

Përveç këtij rasti, Salihu dyshohet se në të njëjtën periudhë, ka shfrytëzuar edhe gjendjen financiare të pronarit të ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare. S.B., është detyruar ta blejë një veturë “Porche Panamera” nga Salihu për çmimin prej 100 mijë eurosh, por për shkak të obligimeve, ia ka shitur menjëherë atij, për çmimin prej 60 mijë euro.

Shitblerja e veturave me para cash – dëm buxhetit të Kosovës

Egzon Salihu dyshohet edhe për veprën penale “Shmangie nga tatimi” pasi dyshohet se nga fillimi i vitit 2020, me qëllim që t’i shmanget pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si bashkëpronar i auto sallonit, ka bërë shitblerjen e veturave me para cash, duke shënuar vlera jo të sakta të automjeteve që ka shitur. Të njëjtat para, ai dyshohet se më pas i ka përdorur për fajde, duke dëmtuar kështu buxhetin e Republikës së Kosovës për mijëra euro.

Ndryshe, Salihu është bashkëpronar i këtij salloni bashkë me Mahir Arifin, i cili është drejtor.

eg

Kush janë të arrestuarit e tjerë gjatë këtij aksioni?

image 19

Listën me emrat e personave të arrestuar, nën dyshimin se kanë kryer tri vepra penale, Sinjali e ka publikuar ekskluzivisht ditën e aksionit.

Gazeta Sinjali në vijim do të publikojë edhe detaje tjera nga kërkesa e Prokurorisë për të arrestuarit gjatë aksionit policor që rrodhi nga hetimet e rastit ‘Brezovica’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/