image Goditet nga shtylla elektrike, plagoset rëndë punëtori shqiptar në Itali

Rajon

Goditet nga shtylla elektrike, plagoset rëndë punëtori shqiptar në Itali

news image

Fatkeqësitë me aksidente shpesh përfshijnë dhe shqiptarët në vende të huaja siç ka ndodhur së fundmi, shkruan Gazeta Sinjali.

Një punëtor shqiptar mëngjesin e sotëm është goditur nga një shtyllë e telefonit në rrethana ende të paqarta.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:20 në një zonë të pyllëzuar, e cila ishte e vështirë për tu arritur nga ekipet e emergjencës.

Vlen të theksohet se rasti ka ndodhur në Coreglia Antelminelli, në provincën e Lucca (Itali).

/GazetaSinjali/