image Goditet nga makina në autostradën Durrës-Tiranë, vdes këmbësori

Shqipëri

Goditet nga makina në autostradën Durrës-Tiranë, vdes këmbësori

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, si pasojë ka humbur jetën një burrë rreth 60 vjeçar.

Policia bën me dije se E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

52 vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. /Gazeta Sinjali/