image Gjykata vendos për Vali Corleonen

Drejtësi

Gjykata vendos për Vali Corleonen

news image

Prince Valentino Corleone, i njohur ndryshe si Vali Corleone, është dënuar me 5,200 euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe atë të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike.

Fillimisht, i akuzuari Corleone u dënua me 1,600 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, kurse me 6 muaj burgim dhe 800 euro gjobë për posedim të narkotikut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo me kërkesë të mbrojtëses së tij, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në shumën prej 2,800 euro. Kësisoj, për posedim të narkotikut Corleone u dënua në total me 3,600 euro gjobë.

/GazetaSinjali/