image Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

Drejtësi

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

news image

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

Lajmi është bërë i ditur në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.

Arsyet e vazhdimit të paraburgimit mbesin të njëjta: rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimi i provave.

Kërkesën për lirim nga paraburgimi Kadri Veselit ia kishte refuzuar edhe Gjykata Supreme.

/GazetaSinjali/