image Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

Kosovë

Ftesë/ Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

news image

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Arifaj është ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe do të paraqitet në Hagë më 14 shkurt, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se ftesën nga Gjykata Speciale e ka marrë para dy javësh.

“Jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokurori i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, do të paraqitem atje. Më kanë thënë si dëshmitar”, citohet të ketë thënë Arifaj./Gazeta Sinjali/