image Gjykata merr vendim për 24-vjeçarin që goditi me çekan një person në Mitrovicë të Veriut

Siguri

Gjykata merr vendim për 24-vjeçarin që goditi me çekan një person në Mitrovicë të Veriut

news image

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e sigurisë personit që dyshohet për vrasjen në tentativë ndaj një 34-vjeçari në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë aktvendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit 24-vjeçar, U.M.

Kujtojmë se gjithçka ka ndodhur të hënën në rrugën ‘Princi Millosh’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pas goditjes me çekan nga i dyshuari, një 34-vjeçar është transferuar me urgjencë në spitalin e Beogradit.

/GazetaSinjali/