image Gjykata merr vendim, mbesin në paraburgim deri në korrik 10 të dyshuarit për fajde në Pejë

Drejtësi

Gjykata merr vendim, mbesin në paraburgim deri në korrik 10 të dyshuarit për fajde në Pejë

news image

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 10 të dyshuarve për fajde, shumica prej të cilëve u arrestuan në aksionin e 22 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe 10 të dyshuarve Valon Kastratit, Kismet Krasniqit, Isa Camajt, Driton Podrimçakut, Fadil Zhabollajt, Tafil Alimusajt, Petrit Kastratit, Orhan Lukajt, Astrit Kastratit dhe Besnik Mehmetajt, u është vazhduar masa e paraburgimit deri më 21 korrik.

Në arsyetimin e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 10 të dyshuarve thuhet se tashmë janë zbuluar prova shtesë që provojnë involvimin e të dyshuarve në këtë rast.

Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht për aksionin kundër fajdeve në Pejë, ku u sekuestruan 45 mijë e 700 para të gatshme, 10 vetura, 12 armë të zjarrit, mbi 540 fishekë dhe 15 telefona.

/GazetaSinjali/