image Gjykata lë në paraburgim gjashtë personat e përfshirë në trafikimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Drejtësi

Gjykata lë në paraburgim gjashtë personat e përfshirë në trafikimin e 11-vjeçares në Prishtinë

news image

Gjykata Themelore në Prishtina ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Blendin Sadiku, Gezim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në trafikimin e 11-vjeçares që dyshohet se u dhunua nga pesë persona fundin e muajit gusht, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se gjashtë të dyshuarve u është vazhduar paraburgimi edhe për nga 2 muaj.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.RR.,G.S.,B.S.,F.S,M.S. dhe M.R., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.10.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç, ndërsa personi i shtatë është arrestuar më vonë, gjegjësisht me datë 13.09.2022 dhe gjendet në masën e paraburgimit”, ka thënë Gashi.

Blendin Sadiku, Gezim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku dyshohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”.

Kujtojmë që akti çnjerëzor ndaj vajzës së mitur e cila të shtunën e kaluar dyshohet se u dhunua seksualisht për orë të tëra nga pesë persona, ngjalli reagime të shumta të cilat u përcollën edhe me një protestë ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për gratë e vajzat që janë viktima të keqpërdorimit seksual.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/