image Dërgohen në paraburgim dy të dyshuarit për rastin e sekuestrimit të 400 kg kokainë në Lipjan
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Dërgohen në paraburgim dy të dyshuarit për rastin e sekuestrimit të 400 kg kokainë në Lipjan

news image

Dy të dyshuarve që u arrestuan dje për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë në një depo në Lipjan më 17 maj të vitit 2021, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, raporton Gazeta Sinjali.  

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare në bashkëkryerje dhe frikësim gjatë procedurës penale në bashkëkryerje

Sipas Gjykatës kundër të dyshuarit H.SH edhe për veprën penale pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin veç e veç.

Gjykata njofton se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/