image Gjykata boshnjake e dënon me 9 vjet burgim ish-drejtorin e ATK-së për veprën penale të ryshfetit

Rajon

Gjykata boshnjake e dënon me 9 vjet burgim ish-drejtorin e ATK-së për veprën penale të ryshfetit

news image

Gjykata në shtetin e Bosnjës ka dënuar me 9 vjet burgim ish-drejtorin e Agjencionit Tatimor, Kemal Causeviq për veprën penale të korrupsionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata poashtu ka urdhëruar që ish drejtorit t’i konfiskohet pasuria pasi që është gjetur fajtor se ka kryer veprën penale të pranimit të ryshfetit si dhe ka realizuar një tjetër vepër penale atë të shpëlarjes së parave.

Causeviq dhe 53 persona të tjerë ishin arrestuar në vitin 2014 në operacionin policor “Pandora”. 

Akuza e tyre ishte konfirmuar në vitin 2017. Sipas prokurorisë, ish drejtori kishte favorizuar kompani të ndryshme të tekstilit duke pranuar ryshfet, transmeton mediumi N1./Gazeta Sinjali/