Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të jetë “testi i parë i madh për Qeverinë Hoti”, pasi sipas tij, Hoti duhet marrë masa ndaj vendimeve të Albin Kurtit për reciprocitet.
Gjuriq është shprehur se informacionet e fundit se Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën e njohjes është i rremë.
“Unë do të doja të di se kush është burimi i këtij lajmi të rremë dhe kam frikë se nuk mund të përjashtoj se është çështje e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë e të huajve në zgjedhjet tona.
Ekipi i udhëhequr nga presidenti, Aleksandër Vuçiq çoi në tërheqjen e njohjes së 18 vendeve që më parë njohën pavarësinë e Kosovës dhe që ne parandaluam anëtarësimin në 13 organizata kryesore ndërkombëtare, si Interpol, Organizata Botërore e Doganave, etj. UNESCO”, ka thënë Gjuriq për RTS.
Më tej, zyrtari nga Beogradi shpreson se qeveria e Hotit do të marrë masa ndaj vendimeve të Albin Kurtit.
“Nëse kjo do të ndodhë javën tjetër, në të vërtetë do të jetë testi i parë i madh për qeverinë e Avdulah Hotit”, është shprehur ai. /Gazeta Sinjali/