image Gjuan 19 herë në një aheng familjar në Suharekë, i konfiskohet arma

Siguri

Gjuan 19 herë në një aheng familjar në Suharekë, i konfiskohet arma

news image

Pas mesnatës së 3 gushtit, në fshatin Reqan të Suharekës janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të shtënat kanë ndodhur në një aheng familjar.

Bëhet e ditur se nga i dyshuari janë konfiskuar një pistoletë edhe 19 gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./GazetaSinjali/