image Gjuajtje me armë zjarri gjatë orës policore në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri gjatë orës policore në Prishtinë

news image

Sonte rreth orës 19:37 në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Për rastin në fjalë në polici janë shoqëruar tre persona, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Ai thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja plumbash përderisa policia po vazhdon ta trajtojë rastin.

“Policia, rreth orës 19:37, është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, policia po vazhdon ta trajtojë rastin”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/