image Gjobitet pronari i kompanisë së ndërtimit në Skenderaj, hoqi shiritin pasi Inspekcioni ia ndaloi punimet

Siguri

Gjobitet pronari i kompanisë së ndërtimit në Skenderaj, hoqi shiritin pasi Inspekcioni ia ndaloi punimet

news image

Pronari i një kompanie ndërtimi dje ka përfunduar në stacion policor pasi nuk respektoi vendimin e Inspekcionit për ndaljen e punimeve në rrugën ‘Bekim Berisha’ në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ai kishte hequr shiritin të cilin e kishin vendosur inspektorët e punës me njësinë policore, duke bërë kështu që Inspekcioni t’i shqiptojë gjobë për mosrespektim të vendimit.

Pronari i kompanisë është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave’.

/GazetaSinjali/