image Gjini: Protestat nuk mund ta ndalin krijimin e qeverisë

Politikë

Gjini: Protestat nuk mund ta ndalin krijimin e qeverisë

news image

Nënkryetari i AAK-së njëherësh edhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se protestat nuk mund të cenojnë rendin kushtetues.

Gjini ka thënë se një vendim i tillë ishte i pritshëm pasi është në përputhje me Kushtetutën.

“Vetëvendosje nuk e deshi mandatarin që ia ofroi Presidenti. Nuk ka pasur rrugë tjetër”, tha ai.

Ai thotë se ky vendim duhet të respektohet pasi është institucioni i instancës së fundit që respekton kushtetutën.

“Do ta kemi një qeveri. Nuk mund të them kohën se kur, por mund të them se njerëzit që do të jenë pjesë e asaj qeverie do të jenë në krye të detyrës”, tha Gjini.

Nënkryetari i AAK-së thotë se partitë mund të protestojnë por sipas tij formimi i qeverisë nuk mund të ndalet.

“Demokracia në Kosovë nuk mund të ndalet. As sundimi i ligjit nuk mund të ndalet. Po ashtu edhe krijimi i qeverisë nuk mund të ndalet. E drejta e protestës askujt nuk mund t’i ndalet në Kosovë”, tha ai në RTV Dukagjini./Gazeta Sinjali/