image Gjilani triumfon kundër Drenicës, i afrohet kreut të tabelës

Futboll

Gjilani triumfon kundër Drenicës, i afrohet kreut të tabelës

news image

Skuadra e Gjilanit ka arritur që të dalë triumfues me rezultat 2-0, në ndeshjen e sotme të luajtur kundër Drenicës.

Ishte Keita Razak ai i cili shënoi golin e epërsisë për Gjilanin në minutën e 22’, shkruan Gazeta Sinjali.

Por Razak nuk u mjaftua me vetëm një gol dhe arriti të shënojë edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje, që ishte po ashtu gol mjaftë i bukur.

Kurse Armend Halili i Gjilanit në minutën e 75’ u përjashtu nga loja pasi që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Me këtë fitore Gjilani i është afruar kreut të tabelës ku tani është vetëm tri pikë larg Dritës, kjo e fundit aktualisht është duke luajtur kundër Prishtinës.

/Gazeta Sinjali/