image Gjilani prinë me raste të reja nga koronavirusi sot

Shëndetësi

Gjilani prinë me raste të reja nga koronavirusi sot

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar rastet e reja me koronavirus.

Nga 96 të infektuarit, 20 prej tyre vijnë vetëm nga komuna e Gjilanit.

Pas kaq ditësh, ku qyteti i Prishtinës dhe ai i Vushtrrisë dominonin me raste të reja nga koronavirusi, gjatë ditës së sotme Gjilani ka lënë pas këto dy komunat.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërkaq, deri më tani kanë rezultuar pozitiv 2 mijë e 169 raste me koronavirus, ku prej tyre, 36 persona kanë vdekur./ Gazeta Sinjali/