image Gjilan: Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotik - Sinjali

Gjilan: Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotik

news image

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, ka bërë të ditur se në dy raste të ndara ka arrestuar katër persona të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotikë, raporton Gazeta Sinjali.

Në rastin e parë, sot rreth orës 09:00 ka arrestuar dy të dyshuar të moshave të ndryshme, sipas informacioneve nga Policia njëri është i moshës 47-vjeçare M.K., ndërsa tjetri një 23-vjeçar L.K.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gram, nëntë bimë kanabis sativa, një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.

Ndërsa në rastin e dytë, policia ka arrestuar dy të dyshuar A.B.,19-vjeçar dhe A.B., 26-vjeçar.

Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin