image Gjilan: Kosovari i bën gati drutë për dimër, por e pengon qarkullimin

Kosovë

Gjilan: Kosovari i bën gati drutë për dimër, por e pengon qarkullimin

news image

Si çdo sezon tjetër të dimrit, edhe sivjet kosovarët kanë filluar të bëjnë prerjen e druve dhe qarjen e tyre, që përdoren si lëndë djegëse për ngrohje e pjekje, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë i ka rënë në sy një sinjalizuesi të Sinjalit, i cili ka dërguar pamje ku shihen drutë para hyrjes së një furre në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, duke zënë një hapësirë të trotuarit, madje duke e penguar edhe qarkullimin e veturave.

Siç duket kjo furrë po bëhet gati për dimër, por nuk dëshiron të ia dijë për bllokimin e rrugës.

Raste të tilla ndodhin pothuajse çdo vit nëpër shumë qytete në Kosovë.

/GazetaSinjali/