image Gjiganti anglez synon ta transferojë Granit Xhakën

Futboll

Sport/ Gjiganti anglez synon ta transferojë Granit Xhakën

news image

Skuadra e Arsenalit e ka bërë të qartë se Granit Xhaka do të largohet në muajin janar dhe qysh tash klubet e njohura kanë filluar të interesohen për shërbimet e futbollistit kosovar.

“The Times”, raporton se skuadra e Newcastle po e shqyrton një lëvizje në merkaton e dimrit për mesfushorin kosovar.

Kujtojmë se Xhakës iu hoq edhe shiriti i kapitenit këtë javë pas fjalëve që përdori ndaj tifozëve të Arsenalit, që siç duket i shau.

Transferimi në Newcastle konsiderohet si mundësi për Xhakën që të luajë në formacionin bazë.