image Gjermania zgjat mandatin e trupave në KFOR: Angazhim i vazhdueshëm për paqen në Kosovë

Siguri

Gjermania zgjat mandatin e trupave në KFOR: Angazhim i vazhdueshëm për paqen në Kosovë

news image

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Vendimi duhet të miratohet nga Bundestagu për të hyrë në fuqi, raporton gazeta gjermane Zeit, përcjellGazeta Sinjali.

Zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, theksoi se ky vendim riafirmon angazhimin e Gjermanisë për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Një Kosovë e qëndrueshme është me rëndësi thelbësore për Gjermaninë dhe të gjithë Evropën,” u shpreh ai.

Aktualisht, rreth 400 ushtarë gjermanë janë të dislokuar në Kosovë, një prani që ka nisur që nga viti 1999. Kornelius theksoi se “situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, duke kujtuar se në vitin 2023, kontingjenti u përforcua përkohësisht për shkak të tensioneve në rritje.

Ndonëse misioni i KFOR-it nuk ka afat të përcaktuar, mandati i Bundeswehr-it në të duhet të miratohet çdo vit nga Parlamenti Gjerman.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/