image Gjermania synon t’i mbajë aktive dy centrale bërthamore edhe në 2023

Evropë

Gjermania synon t’i mbajë aktive dy centrale bërthamore edhe në 2023

news image

Gjermania ka shumë mundësi që të mbajë dy centrale bërthamore në funksion edhe në çerekun e parë të vitit 2023, ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

Ai e ka quajtur një vendim të tillë si të “nevojshëm”, duke thënë se bisedimet me operatorëve e dy centraleve -Isar 2 dhe Neckarwestheim – kanë përfunduar, dhe çështjet kyçe janë adresuar.

Gjermania pati planifikuar që të ndalë të gjitha centralet bërthamore në fund të këtij viti, mirëpo lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimet se shtetit do t’i duhet të shfrytëzojë të gjitha burimet e energjisë për të kaluar dimrin.