image Gjermania shënon dy herë më pak viktima nga koronavirusi se Kosova në 24 orë

Evropë

Gjermania shënon dy herë më pak viktima nga koronavirusi se Kosova në 24 orë

news image

Shtatë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Gjermani, njoftoi institute gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri shkoi në 91 mijë e 148, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj periudhe kohore, në shtetin me ekonominë më të fuqishme në Evropë u shënuan edhe 955 raste të reja të infeksionit, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve shkoj në 209 mijë e 653.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja./Gazeta Sinjali/