image Gjermania shënoi katërfish më pak vdekje nga koronavirusi se Kosova, brenda 24 orëve

Botë

Gjermania shënoi katërfish më pak vdekje nga koronavirusi se Kosova, brenda 24 orëve

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar dy të vdekur nga koronavirus, 4 herë më pak se Kosova e cila gjatë ditës së djeshme konfirmoi vdekjen e 8 personave nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas institutit gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,012, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 239 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 196 mijë e 335.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja./Gazeta Sinjali/