image Gjermania me fitore të thellë ndaj Maqedoninë e Veriut/ Kualifikohet në Botëror

Futboll

Gjermania me fitore të thellë ndaj Maqedoninë e Veriut/ Kualifikohet në Botëror

news image

Gjermania ka shënuar fitore me rezultat bindës 0:4 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa e dyta nisi menjëherë me golat nga mysafirët.

Ishte Kai Havertz i cili realizoi golin në minutën e 50-të pas asistimit të Thomas Muller.

Në minutën e 70-të Timo Werner realizoi pas asistimit të Muller, kurse katër minuta më vonë Werner realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për mysafirët.

Në të 83-tën, Musiala shënoi për 0:4, i cili ishte edhe epilogu i kësaj sfide.

Me këtë fitore, Gjermania shkon në kuotën e 21 pikëve dhe e siguron vendin e parë dhe kualifikimin në Kampionat Botëror.   /Gazeta Sinjali Sporti/