image Gjermania konfirmon edhe 431 raste pozitive me koronavirus

Botë

Botë/ Gjermania konfirmon edhe 431 raste pozitive me koronavirus

news image

Gjatë 24 orëve të kaluara, Gjermania ka shënuar edhe 431 raste të reja me koronavirus, njofton Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në ekonominë më të fuqishme të Gjermanisë shkoi në 178 mijë e 281 persona, shkruan “Reuters”.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shtuan edhe 31 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8 mijë e 247.

Gjermania është në mesin e vendeve me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë, por ka shifër dukshëm më të ulët të viktimave në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën e Britaninë e Madhe.

Pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, qeveria gjermane e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë./GazetaSinjali/