image Gjermania ka në plan ta zgjasë bllokimin deri në fund të muajit mars

Evropë

Gjermania ka në plan ta zgjasë bllokimin deri në fund të muajit mars

news image

Gjermania ka në plan të zgjasë izolimin për shkak të pandemisë deri më 28 mars, por disa kufizime do të lehtësohen duke filluar nga 8 marsi, raporton mediumi Focus Online, duke cituar një draft marrëveshje për bisedimet midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe drejtuesve të 16 shteteve federale.

Sipas medieve të huaja, Merkel do të diskutojë nesër me liderët e landeve për opsionet e bllokimit, pasi numri i rasteve u rrit në 2.4 milionë.

Përpara samitit, disa udhëheqës të landeve po bëjnë thirrje për një rihapje më të madhe të ekonomisë, njeri prej tyre deklaroi se njerëzit “ishin të lodhur” nga pandemia, derisa një tjetër theksoi se “nuk mund të prisnin deri në Pashkë”.

Në anën tjetër, mjekët po paralajmërojnë për një valë të tretë të afërt si pasojë e koronavirusit. /Gazeta Sinjali/