image Gjendja me COVID-19 në Kosovë/ Ky është numri i rasteve aktive

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në Kosovë/ Ky është numri i rasteve aktive

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht janë 13 mijë e 473 raste aktive me COVID-19, raproton Gazeta Sinjali.

Siç bënë të ditur kjo ministri, gjatë 24 orëve të fundit 20 mijë e 675 qytetarë janë vaksinuar kundër covid-19.

Kurse përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes dhe nga 6 mijë e 882 testime 368 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Numri i të shëruarve për 24 orët e fundit është 1 mijë e 382 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm është 142 mijë e 064. /GazetaSinjali/