image Gjendet një mjet shpërthyes në një pemë te varrezat Kakariqi në Pejë

Kosovë

Gjendet një mjet shpërthyes në një pemë te varrezat Kakariqi në Pejë

news image

Sot rreth orës 10:30, në varrezat Kakariqi në Pejë, është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

 “Rreth orës 10:30 një punëtor i ambientit gjersa teksa po i pastronte varrezat Kakariqi në Pejë, ka vërejtur në një pemë një mjet të dyshimtë. Policia ka dalë në vend të ngjarjes si dhe e ka njoftuar njësitin për deminim të FSK-së, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë terhek mjetin rreth orës 14:00”, ka thënë Gashi.

Më tej, ai ka treguar se ende nuk dihet se për çfarë mjeti bëhet fjalë./Gazeta Sinjali/