image Gjendet një mjet shpërthyes në Shtime

Kosovë

Policia/ Gjendet një mjet shpërthyes në Shtime

news image

Një person ka raportuar se derisa ishte duke në punuar në oborrin e tij në fshatin Carralevë të komunës së Shtimes, ka hasur në një mjet të dyshuar eksplodues, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme, rreth orës 16:00.

Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij kishte vërejtur një mjet të dyshuar eksplodues”, thuhet në raportin e PK-së.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e FSK-së dhe të KFOR-it dhe kanë bërë asgjësimin e mjetit eksplodues./GazetaSinjali/