image Gjendet në Itali piktura e vjedhur e Banksy në Paris

Art & Dizajn

Gjendet në Itali piktura e vjedhur e Banksy në Paris

news image

Një vepër arti e artistit britanik të grafiteve, Banksy, e cila u vodh vitin e kaluar nga salla e muzikës “Bataclan” në Paris, është gjetur nga policia në Itali.

Piktura që përshkruan figurën e një femre me një shprehje të zymtë, u realizua për të përkujtuar viktimat e sulmit terrorist në vitin 2015 në këtë teatër.

Sipas gazetës italiane La Repubblica ajo u gjet në një fermë në rajonin e Abruzzo. Prokurori i rajonit, Michele Renzo tha se piktura u gjet falë një bashkëpunimi të prokurorisë me policinë franceze.

Muralja u raportua e vjedhur në janar të vitit 2019. /Gazeta Sinjali/