image Gjendet i vdekur një person në Leposaviq

Kosovë

Policia/ Gjendet i vdekur një person në Leposaviq

news image

Dje në mëngjes një person është gjetur pa jetë në Leposaviq.

Siç njofton Policia, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës nga komuniteti serb, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

“Leposaviq 04.02.2020-09:20. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Serb. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Gazeta Sinjali/