image Gjendet i pajetë anës lumit 67-vjeçari në Fier

Shqipëri

Gjendet i pajetë anës lumit 67-vjeçari në Fier

news image

Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen “Sheq i Madh”.’

“Në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier”, bën me dije policia.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/