image Gjendet e varur në litar një femër në Istog

Siguri

Gjendet e varur në litar një femër në Istog

news image

Dje në fshatin Kaliqan të Istogut një femër është gjetur e varur në litar në një garazh afër shtëpisë së saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme, derisa njësitë relevante të policisë dhe ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Tutje burimet e Sinjalit bëjnë me dije se trupi i pajetë i viktimës nuk është dërguar për obduksion por i është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

Të njëjtat burime njoftojnë se rasti në Polici është hapur si “hetim i vdekjes”.

/GazetaSinjali/