image Gjenden eshtra në Podujevë, dyshohen se janë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë

Siguri

Gjenden eshtra në Podujevë, dyshohen se janë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët e Kosovës gjejnë mbetje mortore, nëpër pjesë të ndryshme të fshatrave gjithandej vendit. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Zhiti e Epërme të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.  

Sinjali mëson se një banor i këtij fshati ka hasur në mbetje mortore derisa ishte duke punuar tokën, para dy ditësh, vendin e quajtur “Arat e Pollomve”. I njëjti ka njoftuar Policinë sot, me ç’rast një njësi ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur eshtra të paidentifikuar, që dyshohen të jetë mbetje nga lufta e fundit në Kosovë.

Pasi Policia iu përgjigj rastit, në vendin e ngjarjes  ka dalë edhe Njësia e hetimeve për Krimet e Luftës, në asistim të patrullës policore, ku kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë marrë mbetjet për t’i dërguar në IML për ekzaminim.

Ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “gjetje e pjesëve eshtërore”.

/GazetaSinjali/