image Gjatë kontrollit policia i gjen marihuanë, një i arrestuar në Gjilan

Siguri

Gjatë kontrollit policia i gjen marihuanë, një i arrestuar në Gjilan

news image

Policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar pasi gjatë kontrollit ka hasur në substancë narkotike të llojit marihuanë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjithë ngjarja u zhvillua në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.

Sipas sinjalizuesve, marihuana kishte peshë prej 49.7 gram.

Gazeta gjithashtu mëson se i dyshuari kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

/Gazeta Sinjali/