image Gjatë garës me dema në Kolumbi shembet skena, vdesin së paku katër persona

Botë

Gjatë garës me dema në Kolumbi shembet skena, vdesin së paku katër persona

news image

Së paku katër persona kanë vdekur e qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar kur një tribunë u shemb gjatë një gare me dema në qytetin El Espinal, raportojnë mediat lokale të Kolumbisë.

Në disa pamje të publikuara shihet se tifozët kanë hyrë në arenën e demave, ndërsa pjesa e tribunave e cila është nga druri shembët dhe zë qindra persona.

Sipas mediave të Kolumbisë, numri i viktimave prej këtij aksidenti mund të rritet.

/GazetaSinjali/