image Gjasula largohet nga Paderboni

Futboll

Gjasula largohet nga Paderboni

news image

Mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula, ka vendosur të largohet nga klubi i tij Paderborn. Ky vendim erdhi pasi që skuadra e tij ka rënë direkt nga Bundesliga gjermane.

Ai tashmë po kërkon një destinacion të ri derisa as ofertat për të nuk mungojnë.

Gjasula ishte njëri nga futbollistët më të mirë te Paderborni këtë edicion teksa u aktivizuar në 29 takime dhe duke shënuar dy gola.

“Erdhi koha për t’ju thënë faleminderit, faleminderit për dy vite të pabesueshëm! Faleminderit që isha pjesë e këtij klubi dhe kësaj skuadre! Faleminderit që bëmë historinë! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe jo të bukura, sepse ne na duhen të dyja anët për të ecur para në jetë. Ka qenë gjithmonë një nder të luftoja krah jush! Do të kisha dashur të them lamtumirë ndryshe, por për fat të keq nuk mund të ndryshohet. Sinqerisht, ju uroj më të mirat në rrugën përpara jush. Shihemi së shpejti”, ka shkruar 30 vjeçari në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Mesfushori i Kombëtarës Shqiptare njihet për shpirtin luftarak në fushë dhe për këtë arsyje ai e theu një rekord negativ, pasi u bë lojtari më i ndëshkuar në historinë e Bundesligës me 17 kartona të verdhë në një sezon të vetëm./Gazeta Sinjali/