image Gjashtë të vdekur nga dy ortekët në Austri

Botë

Botë/ Gjashtë të vdekur nga dy ortekët në Austri

news image

Policia austriake ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur pasi janë zënë nga ortekët në dy incidente të ndryshme.

Pesë alpinistë që po shëtisnin në Austrinë qendrore u goditën nga një ortek rreth orës 09:30 e mëngjesit.

Disa njerëz ishin dëshmitarë të ortekut dhe menjëherë informuan shërbimet e urgjencës, por alpinistët, që besohet të jenë nga Republika Çeke, tashmë ishin të vdekur derisa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes.

Ndonëse policia beson se nuk ka trupa të tjerë, ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet në disa zona të tjera, tha njëri prej zyrtarëve për një agjenci austriake të lajmeve.

Ditëve të fundit janë raportuar erëra të forta dhe reshje të mëdha dëbore, të cilat thuhet të kenë shkaktuar ortekun.

Në Austrinë jugperëndimore, një oficer policie që po praktikonte trajnime alpiniste, humbi jetën kur u godit nga një ortek tjetër.

Ai u godit nga një masë e madhe e borës së ngrirë dhe vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, thanë autoritetet shtetërore për APA.

Ortekët janë mjaft të shpeshtë në malet e Austrisë. Në janar të vitit të kaluar, një djalë 16-vjeçar u mbyt nga orteku përderisa po skijonte./GazetaSinjali/