image Gjashtë të lënduar në aksidentin në dalje të Prishtinës, bllokohet njëri shirit i rrugës

Siguri

Gjashtë të lënduar në aksidentin në dalje të Prishtinës, bllokohet njëri shirit i rrugës

news image

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident kanë qenë të përfshira gjashtë vetura, ndërsa njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai njoftoi se njësitet policore po merren me aksidentin. /Gazeta Sinjali/